Meal Seç / Sure Seç

Tekathur Suresi

(ALBENIAN) QURAN


102 - Tekathur
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
        
1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!
2. Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
6. Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).
KURAN uygulamasını telefonunuza siz de yükleyin: