1. |
Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit ti nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (ti nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
|
2. |
Të All-llahut, i të cilit është çka në qiej dhe çka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
|
3. |
Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
|
4. |
Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtuqë ai tu shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
|
5. |
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); xnirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
|
6. |
(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: Përkujtonie dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj.
|
7. |
Dhe (pëkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do tua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, ska dyshim, dënimi Im është i vështirë!
|
8. |
E Musai tha: Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim, i lavdishëm (vetvetiu.
|
9. |
A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta poa All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni.
|
10. |
Të dërguarit e tyre u thanë: A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për tju falur mëkatet dhe për tju vazhduar (jetën deri në një afat të caktuar! Ata thanë: Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!
|
11. |
Të dërguarit e tyre ju thanë: Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon të sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le ti mbështeten vetëm All-llahut.
|
12. |
E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut leti mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
|
13. |
Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: Për Zotin, ne do tju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë! E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do ti shkatërrojmë zullumqarët.
|
14. |
Dhe pas tyre Ne do tju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
|
15. |
Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim.
|
16. |
E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura0,
|
17. |
Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
|
18. |
Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
|
19. |
A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
|
20. |
E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.
|
21. |
E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të nalehtësoni diç nga dënimi i All-llahut? Ata (paria) thonë: Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do tju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).
|
22. |
E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuardhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që tju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju mu përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten. Unë nuk mund tju shpëtoë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). Ska dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
|
23. |
E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u vendosën në Xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është selam - paqe.
|
24. |
A nuk ke kuptar se si All-llahubëri shembull: fjalën e irë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
|
25. |
E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.
|
26. |
Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
|
27. |
All-llahu forcon ata që besuan në fjalëne fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote e edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
|
28. |
A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
|
29. |
(e sollën) Në Xhehennem të shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
|
30. |
Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për ti shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: Shfrytëzoni përjetimet se e srdhmja e juaj është te Zjarri!
|
31. |
Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësi.
|
32. |
All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
|
33. |
Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
|
34. |
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni ti numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.
|
35. |
(përkujto) Kur Ibrahimi tha: Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
|
36. |
Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron.
|
37. |
Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.
|
38. |
Zoti ynë! ska dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund ti fshihet asnjë në send në tokë e as në qiell.
|
39. |
Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
|
40. |
O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
|
41. |
Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
|
42. |
E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
|
43. |
(atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
|
44. |
Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t;ju vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: Zoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër ti përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe ti pasojmë të dërguarit! A nuk e besuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?
|
45. |
Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
|
46. |
(megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duart e All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe kodrat nga ai.
|
47. |
E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, që u dha të dërguarëve të tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
|
48. |
(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dallin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
|
49. |
E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
|
50. |
Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do ti mbulojë zjarri.
|
51. |
(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
|
52. |
Ky (Kurani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një zot, dhe që ti këshilloj ata që kanë mend.
|