1. |
Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
|
2. |
E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
|
3. |
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
|
4. |
Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
|
5. |
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
|
6. |
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
|
7. |
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
|
8. |
E ska dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
|
9. |
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
|
10. |
E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
|
11. |
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
|
12. |
Edhe kohën që qahet për bimë.
|
13. |
Është e vërtetë se ai (Kurani) është fjalë që dallon - gjykon.
|
14. |
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
|
15. |
Ata vërtetë bëjnë kurtha.
|
16. |
Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
|
17. |
E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.
|