1. |
Ha, Mimë.
|
2. |
(Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
|
3. |
Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
|
4. |
Thuaj: Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë.
|
5. |
Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
|
6. |
E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
|
7. |
Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kuranit) që u erdhi, i thanë: Kjo është magji e hapët!
|
8. |
Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: Nëse unë kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitarë ndërmet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesi.
|
9. |
Thuaj: Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju trheq qartas.
|
10. |
Thuaj: Më tregoni mua se nëse ai (Kurani) është rej All-llahut, e ju e mohua (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)? E, ska dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
|
11. |
E ata që nuk besuan, atyre që besuani thanë: Sikur të ishte ai (Kurani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh! E dersa nuk drejtohen me të (Kuranin), ata do të thonë: Ky është trillim i kahershëm.
|
12. |
E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për tia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
|
13. |
Ata që thanë: All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
|
14. |
Të tillët janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
|
15. |
Ne e urdhëruam njeriun tu bëjëmirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lndi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur ti mbush dyzet vjet ai thotë: Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe mi bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.
|
16. |
Të tillët jan ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke rradhitur me banuesit e Xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
|
17. |
E ai që prindërve të vet u thotë: Oh, përr ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kluar para meje (e nuk u ringjallën)? E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë! po ai thotë: Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!
|
18. |
Ata janë të tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
|
19. |
E, secilit sipas veprave që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do tu plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.
|
20. |
E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuan urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues.
|
21. |
Përkjto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithatë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!
|
22. |
Ata i thanë: A ke ardhur të na largosh prej zotave taë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh.
|
23. |
Ai tha: VEtëm All-llahu di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant.
|
24. |
E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre thanë: Kjo re do t na sjellë shi! jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhemshëm.
|
25. |
(Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtuqë nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqarë.
|
26. |
Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk u mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të munduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, e as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj, i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
|
27. |
Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugë të drejtë).
|
28. |
Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
|
29. |
(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kuranin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: Heshtni! dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
|
30. |
Thanë: O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!
|
31. |
O populli ynë, përjigjuni thirrësut të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
|
32. |
E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!
|
33. |
a nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi ti ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
|
34. |
E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): A nuk është ky (dënimi) i vërtetë? Ata thonë : Po pasha Zotin tonë! Ai thotë: Për shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!
|
35. |
Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.
|