1. |
Elif, Lamë, Mimë.
|
2. |
A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?
|
3. |
Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do ti dallojë ata që e thanë të vërtetën do ti dallojë dhe gënjeshtarët.
|
4. |
A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (ti ikin dënimeve)? Sa i shmtuar është gjykimi i tyre!
|
5. |
E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, ska dyshim se afati i All-llahut do të vijë pa tjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
|
6. |
E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
|
7. |
Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do tua shlyejmë të këqijat do ti shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
|
8. |
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unëdo tju njoftoj për atë që keni vepruar.
|
9. |
E ata që besn e bënë vepra të mra, ata do ti rradhisim ndër më të mirët.
|
10. |
Ka disa njerëz që thonë: Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: Ne kemi qenë me ju! Po a nuk është Alahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
|
11. |
All-llahu do ti vërë në pah ata që besuan dhe do ti vërë në thumb hipokritët.
|
12. |
Ata që nuk bsuan u thanë atyre që besuan: Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
|
13. |
Ata pa tjetër do të bartin barrën e vet, e me atë veten edhe barrë tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
|
14. |
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
|
15. |
Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
|
16. |
Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: Adhuronie All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
|
17. |
Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. Ska dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkonie furnizimin te All-llahu, adhuronie Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni.
|
18. |
Po nëse ju ërgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
|
19. |
A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
|
20. |
Thuaj: Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtet se All-llahu ka mundësi për çdo send.
|
21. |
Ai ndëshkon atë që do dhe mshiron kë të dojë dhe te Ai do të silleni.
|
22. |
Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj tju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
|
23. |
E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe aa i pret dënimi i hidhur.
|
24. |
Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie! Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
|
25. |
Ai (Ibrahimi) tha: Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë.
|
26. |
Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishëmi, i urti.
|
27. |
Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë , kuse në botëm tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
|
28. |
(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: Ju, bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë.
|
29. |
Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: Nëse e thua të vërtetën, na silldënimin nga All-llahu?
|
30. |
Ai tha: O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!
|
31. |
E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!
|
32. |
Ai (Ibrahimi) tha: Aty është Luti! Ata i thanë: Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit.
|
33. |
E pasi të dërguarit tonë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: Mos ke frikë, as ms u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit.
|
34. |
Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
|
35. |
E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë për një popull që mendon.
|
36. |
E në Medjen (dërguam) vëllaun e tyre Shuajbin dhe si u tha: O populli im, adhuronie vetëm All-llahun dhe kinie rikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!
|
37. |
Po ata e përgenjështruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
|
38. |
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruarveprat e tyre dke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë.
|
39. |
Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën ti shptojnë dënimit.
|
40. |
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë.
|
41. |
Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i marimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e marimangës.
|
42. |
All-llahu e di se çadhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti. .
|
43. |
Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
|
44. |
All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një serozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët.
|
45. |
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kurani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); Allhu e di çpunoni ju.
|
46. |
Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
|
47. |
Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojmë këtij (Kuranit) edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve.
|
48. |
Ti (Muhammed) nuk ishe që lexpn ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dshonin ata të prishurit.
|
49. |
Por jo ai është plot argumente të qarta në zenrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarëve.
|
50. |
Ata thanë: Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij? thuaj: çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjeues.
|
51. |
Po a nuk u mjafoti atyre që Ne ta shpallëm librin, icili u lexohet atyre, e ska dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëz që duan të besojnë.
|
52. |
Thuaj: Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di çka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarët.
|
53. |
Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do tu vinte ndëshkimi, po ai patjetër do tu vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
|
54. |
Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë Xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
|
55. |
Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thonë: Shijone atë që keni vepruar!
|
56. |
O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjërë, pra vetëm Mua më adhuroni.
|
57. |
Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
|
58. |
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do tu bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan.
|
59. |
Të cilët benë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
|
60. |
Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato ehe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
|
61. |
Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën? Ata do të thonë: All-llahu! E si prapsoheni, pra?
|
62. |
All-llahu i jep furnizim atij që do nga robërit e vet, e ia pakëson (shtrëngon) aitj që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
|
63. |
Dhe nëse ti pyet ata: Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj? Ata thonë: All-llahu! Thuaj: Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë.
|
64. |
Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.
|
65. |
(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njejtit lusin idhuj!
|
66. |
Po le të përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
|
67. |
A nuk e kanë vërejtur ata se Ne kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit për rreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
|
68. |
E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi ti ketë ardhur ajo? Po, a nuk është Xhennemit vend për jobesimtarët?
|
69. |
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do ti orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.
|