1. |
Pasha qiellin me plot yje,
|
2. |
Pasha ditën e premtuar,
|
3. |
Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
|
4. |
Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
|
5. |
Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
|
6. |
Kur ata rrinin ulur rreth tij,
|
7. |
Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
|
8. |
E nuk patën pse ti urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
|
9. |
Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
|
10. |
Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
|
11. |
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
|
12. |
Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
|
13. |
Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
|
14. |
Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
|
15. |
Është i zoti i Arshit, të madhëruar!
|
16. |
E punon atë që dëshiron.
|
17. |
A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
|
18. |
Të faraonit dhe të Thmeudit?
|
19. |
Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
|
20. |
Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund ti shpëtojnë)!
|
21. |
Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kuran i famshëm.
|
22. |
Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
|