1. |
Pasha agimin!
|
2. |
Pasha dhjetë netët!
|
3. |
Pasha çiftin dhe pasha tekun!
|
4. |
Pasha natën që shkon!
|
5. |
A janë këto betime për të mençurin?
|
6. |
A nuk e i ti se çbëri Zoti yt me Ad-in?
|
7. |
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
|
8. |
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
|
9. |
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
|
10. |
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
|
11. |
Të cilët e tepruan me krime në tokë.
|
12. |
Dhe në të shtuan shkatërrimin.
|
13. |
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
|
14. |
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
|
15. |
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: Zoti im më ka nderuar!
|
16. |
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: Zoti im më ka nënçmuar!
|
17. |
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
|
18. |
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
|
19. |
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).
|
20. |
Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
|
21. |
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
|
22. |
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!
|
23. |
Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e çdobi i bën atij përkujtimi?
|
24. |
Thotë: O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!
|
25. |
Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.
|
26. |
Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.
|
27. |
O shpirt i qetësuar!
|
28. |
Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!
|
29. |
Hyr mes robërve të Mi!
|
30. |
Dhe hyr në Xhennetin Tim!
|