1. |
Ha, Mimë.
|
2. |
Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit.
|
3. |
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
|
4. |
Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
|
5. |
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
|
6. |
Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
|
7. |
Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij ti falë ata që besuan (duke thënë): Zoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!
|
8. |
Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti!
|
9. |
dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh.
|
10. |
Ska dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do tu thuhet); Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes.
|
11. |
Ata (jobesimtarët) thonë: Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë , e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?
|
12. |
ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
|
13. |
Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
|
14. |
Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
|
15. |
Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për tua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
|
16. |
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund ti fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
|
17. |
Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
|
18. |
ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit,kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala.
|
19. |
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
|
20. |
All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
|
21. |
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që ti mbrojë prej dënimit të All-llahut.
|
22. |
E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
|
23. |
Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
|
24. |
te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thanë: Magjistar e gënjshtar!
|
25. |
Kur ua solli ia të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim.
|
26. |
Faraoni tha: më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!
|
27. |
Musai tha: Unë iu kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjrgjësisë!
|
28. |
Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do tju godit diçka nga ajo që ai ju premton. Ska dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
|
29. |
O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? Faraoni tha: Unë nuk kam mendim tjetër tju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!
|
30. |
Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!
|
31. |
Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën pdrejtë ndaj rbërve.
|
32. |
O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
|
33. |
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
|
34. |
Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber! Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrennuar, i dyshimtë.
|
35. |
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
|
36. |
E faraoni tha: O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do ti gjejë rrugët.
|
37. |
Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës. Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
|
38. |
Ai që kishte besuar tha: O populli im, ejani pas meje, e unë tju udhëzoj në rrugë të drejtë!
|
39. |
O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
|
40. |
Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
|
41. |
Dhe, o populli im, çështë që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?
|
42. |
Më thirrni ta mohoj All-llahun dh adhuroj atë që nuk di asgjë për të i gjithfuqishmi, më katfalësi!
|
43. |
Është e vërtetë se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, ska dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit.
|
44. |
Juve do tju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen tme ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!
|
45. |
Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
|
46. |
Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!
|
47. |
Dhe (përkujto) ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?
|
48. |
Ata që kishin qenë pari thonë: Ne të gjithë jëmi në të! All-llahu ka vendosr në mënyrë të prerë në mes njerëzve.
|
49. |
Dhe ata, që janë në në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: Lutnie Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!
|
50. |
Ata u thonë: A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: Po (na kanë ardhur)! E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!
|
51. |
Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
|
52. |
Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq.
|
53. |
Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
|
54. |
Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
|
55. |
Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
|
56. |
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do tia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh.
|
57. |
Ska dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
|
58. |
Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
|
59. |
Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerëzve nuk besojnë.
|
60. |
Zoti juaj ka thënë: Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem.
|
61. |
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
|
62. |
Ky është All-llahu, Zoti , Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
|
63. |
Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
|
64. |
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!
|
65. |
Ai është i përjetshmi, ska zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë.
|
66. |
Thuaj: Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar ti dorëzohem Zotit të çdo krijese.
|
67. |
Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
|
68. |
Ai është që jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: bëhu, e ajo menjëherë bëhet.
|
69. |
A nuk i sheh ata që kundërshtojën argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
|
70. |
Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kuranin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
|
71. |
Atyre do tu vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.
|
72. |
Atyre do tu vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.
|
73. |
Mandej atyre u thuhet: Ku janë ata që i adhuronit,
|
74. |
pos All-llahut? Ata thonë: Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send! Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
|
75. |
Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë mëkate etj. ) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi).
|
76. |
Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
|
77. |
Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
|
78. |
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
|
79. |
All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave tu hipni prej disave të ushqeheni.
|
80. |
Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre ti plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
|
81. |
Dhe Ai është që ju mundësoi ti shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni?
|
82. |
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë. por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë.
|
83. |
Kur u erdhën atyre të dërgiarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
|
84. |
E kur e panë dënimin tonë, thanë: Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që i ia shoqëronim.
|
85. |
Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.
|