1. |
All-llahun e lartësoi me adhurim çka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
|
2. |
I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
|
3. |
Ai është i pari që ska mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
|
4. |
Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
|
5. |
Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
|
6. |
Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
|
7. |
Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
|
8. |
çkeni ju që nuk i besoni All-llahut, kue i dërguari i Tij ju thërret ti besoni Zotit tuaj dhe kur Ai ka marrë besën tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
|
9. |
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për tiu nxjerrë juve prej errësirave ne dritë. E, ska dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
|
10. |
E, çkeni ju që nuk jepni për rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithve All-llahu u premyoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
|
11. |
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai tia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërbllim të mirë.
|
12. |
(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
|
13. |
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj! U thuhet: Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë! Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
|
14. |
(Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi.
|
15. |
E sot, prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma e juaj: sa përfundim i keq është ai.
|
16. |
A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e All-llahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kuran), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zhgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
|
17. |
Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
|
18. |
Ska dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe sinqerisht japin për hirë të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
|
19. |
Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët te Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të Xhehennemit.
|
20. |
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
|
21. |
Shpejtoni në atë që e fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit që gjërsia e qiellit e tokës, i përgaditur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut ë ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
|
22. |
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Lehvi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është e lehtë.
|
23. |
Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
|
24. |
Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
|
25. |
Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që ti përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për tu ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. Ska dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues.
|
26. |
Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
|
27. |
Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Ingjillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
|
28. |
O ju që keni besuar, kinie frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
|
29. |
Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë ng mirësia e All-llahut dhe se të gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
|