1. |
E kur të çahet qielli.
|
2. |
Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
|
3. |
Dhe kur të përzihen detet.
|
4. |
Dhe kur të trazohen varret.
|
5. |
Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
|
6. |
O ti njeri po çtë mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
|
7. |
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
|
8. |
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
|
9. |
Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
|
10. |
Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
|
11. |
Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
|
12. |
Ata e dinë se çka punoni.
|
13. |
E ska dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
|
14. |
Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
|
15. |
Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
|
16. |
Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
|
17. |
E çtë mësoi ty se çështë dita e gjykimit?
|
18. |
Përsëri, çtë mësoi ty se çështë dita e gjykimit?
|
19. |
Është dita kur askush, askujt nuk do të mund ti ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
|