1. |
Kur të pëlcet qielli.
|
2. |
Ti bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
|
3. |
Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
|
4. |
E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
|
5. |
Dhe ti bindet Zotit të saj, ashtu si takoi.
|
6. |
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
|
7. |
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
|
8. |
Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
|
9. |
Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
|
10. |
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
|
11. |
Ai do ti ndjellë vetes shkatërrim,
|
12. |
Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
|
13. |
Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
|
14. |
Dhe ka menduar se nuk ka për tu kthyer.
|
15. |
Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
|
16. |
Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
|
17. |
Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
|
18. |
Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
|
19. |
Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
|
20. |
E, çka kanë ata që nuk besojnë?
|
21. |
Dhe kur u lexohet atyre Kurani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
|
22. |
Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
|
23. |
E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
|
24. |
Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm.
|
25. |
Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!
|