1. |
Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
|
2. |
Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: Kjo është magji e vazhdueshme!
|
3. |
Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
|
4. |
Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
|
5. |
Urtësi e përsosur (është Kurani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
|
6. |
Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
|
7. |
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
|
8. |
Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: Kjo është ditë e vështirë.
|
9. |
Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: I marrë! dhe iu bë kërcënim.
|
10. |
E ai iu drejtua Zotit të vet: Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!
|
11. |
Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
|
12. |
Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.
|
13. |
E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
|
14. |
Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
|
15. |
Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
|
16. |
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
|
17. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?
|
18. |
Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
|
19. |
Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.
|
20. |
I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
|
21. |
Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
|
22. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
|
23. |
Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
|
24. |
E thamë: A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!
|
25. |
A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
|
26. |
Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
|
27. |
Ne atyre do tua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.
|
28. |
Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
|
29. |
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
|
30. |
E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
|
31. |
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
|
32. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
|
33. |
Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
|
34. |
Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
|
35. |
(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
|
36. |
Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
|
37. |
Ata deshën tu afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
|
38. |
E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
|
39. |
Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
|
40. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
|
41. |
Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.
|
42. |
Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
|
43. |
A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
|
44. |
A mos po thonë: Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?
|
45. |
Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
|
46. |
Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
|
47. |
Ska dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
|
48. |
Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. Vuanie dënimin Sekar. (emër i një Xhehennemi).
|
49. |
Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
|
50. |
Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
|
51. |
Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
|
52. |
Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
|
53. |
Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
|
54. |
Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
|
55. |
Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
|