1. |
Betohem në ditën e kijametit;
|
2. |
Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
|
3. |
A mendon njeriu se nuk do ti tubojmë eshtrat e tij?
|
4. |
Po, do tia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët tia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
|
5. |
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
|
6. |
Andaj edhe pyet: Kur është dita e kijametit?
|
7. |
E, kur të merren sytë (të parët)?
|
8. |
E të zëhet hëna (errësohet),
|
9. |
Dhe të bashkohet dielli e hëna.
|
10. |
Atë ditë njeriu do të thotë: Nga të iket!
|
11. |
Jo, nuk ka strehim!
|
12. |
Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
|
13. |
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
|
14. |
Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
|
15. |
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
|
16. |
Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kuranin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
|
17. |
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
|
18. |
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
|
19. |
Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
|
20. |
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
|
21. |
Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
|
22. |
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
|
23. |
Që Zotin e tyre e shikojnë.
|
24. |
Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
|
25. |
Që presin tu thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
|
26. |
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
|
27. |
Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): Kush do ta shërojë?
|
28. |
Dhe ai bindet se ai po ndahet.
|
29. |
E ti puqet kofsha për kofshe (ti vështirësohet gjendja).
|
30. |
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
|
31. |
E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
|
32. |
Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
|
33. |
Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
|
34. |
Të është afruar ty e keqja e tu afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
|
35. |
Edhe nje herë tu afrua ty e keqja; tu afroftë!
|
36. |
A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
|
37. |
A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
|
38. |
E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
|
39. |
Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
|
40. |
A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
|