1. |
O ti i mbuluar!
|
2. |
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
|
3. |
Dhe madhëroje Zotin tënd!
|
4. |
Dhe rrobat tua pastroji!
|
5. |
Dhe të keqës së ndyrë largohu!
|
6. |
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
|
7. |
Dhe për hir të Zotit tënd duro!
|
8. |
E,kur të fryhet në Sur,
|
9. |
Atëherë ajo është ditë e vështirë.
|
10. |
Për jobesimtarët është jo e lehtë.
|
11. |
Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
|
12. |
Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
|
13. |
E bëra edhe me djem që i ka me vete.
|
14. |
Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
|
15. |
E ai lakmon që ti shtoj edhe më tepër.
|
16. |
E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
|
17. |
Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
|
18. |
Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kuranin).
|
19. |
Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
|
20. |
Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
|
21. |
Ai sërish thellohej në mendime.
|
22. |
Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
|
23. |
Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
|
24. |
E tha: Ky (Kurani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
|
25. |
Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!
|
26. |
E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
|
27. |
E, ku e di ti se çka është Sekar?
|
28. |
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
|
29. |
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
|
30. |
Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
|
31. |
E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kuran) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan tu shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: çka dashti All-llahu me këtë shembull? Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
|
32. |
Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!
|
33. |
Edhe natën kur tërhiqet!
|
34. |
Edhe agimin kur agon!
|
35. |
Ska dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
|
36. |
Është vërejtje për njerëz!
|
37. |
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
|
38. |
Secili njeri është pengë i veprës së vet.
|
39. |
Përveç atyre të djathtëve.
|
40. |
Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
|
41. |
Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
|
42. |
çka u solli juve në Sekar?
|
43. |
Ata thonë: Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz);
|
44. |
Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
|
45. |
Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
|
46. |
Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
|
47. |
Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!
|
48. |
E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
|
49. |
Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kurait)?
|
50. |
Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
|
51. |
Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
|
52. |
Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte ti jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
|
53. |
E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.
|
54. |
Dhe jo! Se ai (Kurani) është këshillë e lartë.
|
55. |
E kush do, këshillohet me të.
|
56. |
Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për tiu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
|