1. |
Të mjerët ata që masin e peshojnë.
|
2. |
Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë,
|
3. |
E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.
|
4. |
A nuk e donë të tillët se kanë për tu ringjallur?
|
5. |
Në një ditë të madhe,
|
6. |
Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.
|
7. |
Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).
|
8. |
E, ku e di ti se çështë sixhini?
|
9. |
Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).
|
10. |
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.
|
11. |
Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.
|
12. |
E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
|
13. |
E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: Legjenda të të parëve!
|
14. |
Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
|
15. |
Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
|
16. |
Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem.
|
17. |
Dhe do tu thuhet: Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!
|
18. |
Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
|
19. |
E ku e di ti se çka është Ilijunë?
|
20. |
Është një llibër i qendisur qartë.
|
21. |
Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të të afërmit.
|
22. |
E ska dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet).
|
23. |
Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.
|
24. |
Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.
|
25. |
U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.
|
26. |
Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
|
27. |
Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë).
|
28. |
Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.
|
29. |
Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
|
30. |
Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
|
31. |
E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
|
32. |
Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur!
|
33. |
Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve).
|
34. |
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
|
35. |
Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
|
36. |
A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)
|