1. |
Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata ti godasë dënimi i rëndë!
|
2. |
Ai tha: O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.
|
3. |
Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
|
4. |
Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini.
|
5. |
Ai tha: O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
|
6. |
Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
|
7. |
Dhe sa herë që unë i thirritja ata për tu falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
|
8. |
Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
|
9. |
Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi.
|
10. |
Unë u thashë: Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
|
11. |
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
|
12. |
Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
|
13. |
çështë me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
|
14. |
Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
|
15. |
A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
|
16. |
Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
|
17. |
Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
|
18. |
Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.
|
19. |
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
|
20. |
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera.
|
21. |
Nuhu tha: Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
|
22. |
Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha.
|
23. |
Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
|
24. |
Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
|
25. |
Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
|
26. |
E Nuhu tha: O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
|
27. |
Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do ti humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
|
28. |
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim.
|