1. |
Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
|
2. |
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
|
3. |
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
|
4. |
Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
|
5. |
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
|
6. |
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
|
7. |
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
|
8. |
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
|
9. |
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
|
10. |
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
|
11. |
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
|
12. |
Por ti je i habitur, e ata tallen.
|
13. |
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
|
14. |
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
|
15. |
Dhe thanë: Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.
|
16. |
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
|
17. |
A edhe të parët tanë të herëshëm?
|
18. |
thuaj: Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!
|
19. |
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.
|
20. |
E thonë: O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!
|
21. |
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
|
22. |
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
|
23. |
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
|
24. |
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
|
25. |
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
|
26. |
E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.
|
27. |
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
|
28. |
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).
|
29. |
Ata (paria) u thonë: Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
|
30. |
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
|
31. |
E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e ska dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
|
32. |
Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.
|
33. |
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
|
34. |
Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
|
35. |
Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
|
36. |
Dhe thoshin: A do ti braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?
|
37. |
Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
|
38. |
Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.
|
39. |
Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
|
40. |
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,
|
41. |
Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
|
42. |
Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
|
43. |
Në Xhennete të begatshme,
|
44. |
Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
|
45. |
Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,
|
46. |
E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
|
47. |
Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
|
48. |
E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,
|
49. |
Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).
|
50. |
I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
|
51. |
Prej tyre njëri flet e thotë: Unë kam pasur njëfarë miku,
|
52. |
thoshte: A je ti pre atyre që besojnë se
|
53. |
Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?
|
54. |
Ai (besimtari në Xhennet) thotë: A vini ju të shikojmë?
|
55. |
Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.
|
56. |
Ai thotë: Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.
|
57. |
Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,
|
58. |
Dhe ne nuk do të vdesim më,
|
59. |
Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!
|
60. |
Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
|
61. |
Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!
|
62. |
A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumë-it?
|
63. |
Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
|
64. |
Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.
|
65. |
Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.
|
66. |
E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
|
67. |
Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
|
68. |
Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.
|
69. |
Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
|
70. |
Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
|
71. |
Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.
|
72. |
Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
|
73. |
E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
|
74. |
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
|
75. |
Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
|
76. |
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
|
77. |
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
|
78. |
Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.
|
79. |
Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
|
80. |
Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
|
81. |
Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.
|
82. |
E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
|
83. |
Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
|
84. |
Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
|
85. |
Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: çka është ajo që ju adhuroni?
|
86. |
A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
|
87. |
çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?
|
88. |
Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
|
89. |
E tha: Unë jam i sëmurë!
|
90. |
Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.
|
91. |
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: A nuk po hani ju?
|
92. |
çka keni pra, që nuk po flitni?
|
93. |
Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
|
94. |
Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
|
95. |
Ai (Ibrahimi) tha: A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?
|
96. |
E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
|
97. |
Ata thanë: Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!
|
98. |
Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar.
|
99. |
Ai tha: Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!
|
100. |
Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
|
101. |
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).
|
102. |
Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!
|
103. |
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
|
104. |
Ne e thirrëm atë: O Ibrahim!
|
105. |
Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
|
106. |
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
|
107. |
Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.
|
108. |
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
|
109. |
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
|
110. |
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
|
111. |
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
|
112. |
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.
|
113. |
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.
|
114. |
Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
|
115. |
I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
|
116. |
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
|
117. |
Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.
|
118. |
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
|
119. |
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.
|
120. |
(Përkujtimin) Selamun - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
|
121. |
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
|
122. |
Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
|
123. |
Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
|
124. |
Kur ai, popullit të vet i tha: A nuk jeni kah frikësoheni?
|
125. |
A e adhuroni Baël-in (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?
|
126. |
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!
|
127. |
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.
|
128. |
Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
|
129. |
Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
|
130. |
Selamun - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
|
131. |
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
|
132. |
Ska dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
|
133. |
Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
|
134. |
Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
|
135. |
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
|
136. |
Pastaj të tjerët i rrënuam.
|
137. |
E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)
|
138. |
e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?
|
139. |
Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
|
140. |
kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
|
141. |
E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).
|
142. |
Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
|
143. |
E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
|
144. |
Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
|
145. |
E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
|
146. |
Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (ti bëjë hije) nga kungulli.
|
147. |
Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.
|
148. |
E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
|
149. |
E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?
|
150. |
Apo, Ne i krijuam endjëjt femra , e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
|
151. |
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
|
152. |
All-llahu ka lindë! Ska dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
|
153. |
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
|
154. |
Po çkeni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
|
155. |
A nuk jeni duke menduar?
|
156. |
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
|
157. |
Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
|
158. |
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
|
159. |
All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.
|
160. |
Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
|
161. |
E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
|
162. |
Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
|
163. |
Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.
|
164. |
E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.
|
165. |
Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
|
166. |
Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).
|
167. |
Po edhe pse ata ishin që thoshin:
|
168. |
Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,
|
169. |
Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
|
170. |
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kuranin), e më vonë do të kuptojnë.
|
171. |
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
|
172. |
se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
|
173. |
dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
|
174. |
Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.
|
175. |
E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
|
176. |
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
|
177. |
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.
|
178. |
E ti largohu për një kohë prej tyre,
|
179. |
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
|
180. |
I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.
|
181. |
Qoftë paqja mbi të dërguarit.
|
182. |
Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
|