(ALBENIAN) QURAN |
| 91 - Shems |
| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
| 1. | Pasha diellin dhe dritën e tij! |
| 2. | Pasha hënën kur vjen pas tij! |
| 3. | Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! |
| 4. | Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! |
| 5. | Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! |
| 6. | Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! |
| 7. | Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! |
| 8. | Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. |
| 9. | Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. |
| 10. | E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. |
| 11. | Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet. |
| 12. | Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë. |
| 13. | e Pejgamberi atyre u pat thënë: Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë. |
| 14. | Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi, |
| 15. | Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi). |