1. |
Ta Ha.
|
2. |
Ne nuk ta shpallëm Kuranin për të munduar ty.
|
3. |
Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
|
4. |
Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
|
5. |
Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.
|
6. |
E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe çka nën dhe.
|
7. |
Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
|
8. |
Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
|
9. |
A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
|
10. |
Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do tju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes.
|
11. |
E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
|
12. |
Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
|
13. |
Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se çpo të shpallet!
|
14. |
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
|
15. |
Ska dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për tu shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
|
16. |
Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
|
17. |
O Musa , çështë ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?
|
18. |
Ai (Musai) tha: Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.
|
19. |
Ai (All-llahu) i tha: Hidh atë, O Musa!
|
20. |
Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
|
21. |
(All-llahu i) Tha: Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!
|
22. |
Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
|
23. |
(këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
|
24. |
Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant).
|
25. |
Ai (Musai) tha: Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!
|
26. |
Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
|
27. |
Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!
|
28. |
Që ta kuptojnë fjalën time!
|
29. |
Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
|
30. |
Harunin, vëllain tim,
|
31. |
Që me të të ma forcosh fuqinë time,
|
32. |
Bëma shok atë në punën time,
|
33. |
Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë,
|
34. |
Dhe të përkujtojnë Ty shpesh.
|
35. |
Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët.
|
36. |
Ai (All-llahu) tha: O Musa, tu dha ajo që kërkove!
|
37. |
Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tona.
|
38. |
Atëherë kur nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
|
39. |
(Ne i thamë) Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time.
|
40. |
Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: A doni tju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar.
|
41. |
Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.
|
42. |
Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
|
43. |
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
|
44. |
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
|
45. |
Ata të dy thanë: Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do ti kalojë kufijtë kundër nesh.
|
46. |
Ai (All-llahu) tha: Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (çdo tju thotë)dhe shoh (çdo të bën me ju).
|
47. |
I shkoni i thuani atij: Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
|
48. |
Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit.
|
49. |
Ai (faraoni) tha: E kush është Zoti i ju dyve, o Musa?
|
50. |
(Musai) Tha: Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?
|
51. |
Ai tha: Si është gjendja e popjve të mëparshëm?
|
52. |
Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron.
|
53. |
(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
|
54. |
Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndodhë.
|
55. |
Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do tu kthejmë përsëri në të, e prej saj do tju nxjerrim edhe një herë.
|
56. |
Ne ia bëmë të mundshme atij ti shohë të gjitha argumentet Ton, por ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.
|
57. |
(Atëherë faraoni) Tha: O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?
|
58. |
Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti.
|
59. |
(Musai) Tha: Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen para dite.
|
60. |
Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
|
61. |
Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e tju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq.
|
62. |
Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
|
63. |
Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan tju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejti.
|
64. |
Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur suksesin,
|
65. |
Ata thanë: O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?
|
66. |
Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
|
67. |
E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
|
68. |
Ne i thamë atij: Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!
|
69. |
Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që ti gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
|
70. |
Atëherë (kur shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!
|
71. |
Ai (faraoni) tha: Ai besuat atij para se tu japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do tua pres duart e këmbët tërthorazi e do tu varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?
|
72. |
Ata thanë: Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bës, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takonjetës së kësaj bote!
|
73. |
Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
|
74. |
Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
|
75. |
Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.
|
76. |
(do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
|
77. |
Ne i kumtuam Musait: Udhëto natën me robtë e Mij, hapu atyre me rrugë të terur në det, e mos ke frikë se do të zënë, a do të fundosësh.
|
78. |
Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
|
79. |
Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
|
80. |
O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe shkurtëza.
|
81. |
Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do tu godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
|
82. |
Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.
|
83. |
Po ty o Musa: çtë nguti para popullit tënd?
|
84. |
Ai u përgjigj: Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!
|
85. |
Ai (All-llahu) Tha: Ne sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!
|
86. |
Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?
|
87. |
Ata thanë: Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija.
|
88. |
E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar.
|
89. |
A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi tju sillte ndonjë dobi a dëm.
|
90. |
E Haruni atyre u pat thënë më parë: O populli im, ju vetëmu sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm.
|
91. |
Ata i thanë: Ne nuk dp ti ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet Musai!
|
92. |
Ai (Musai u kthye e) tha: O Harun çtë prngoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,
|
93. |
E ti mos u vazhdosh rrugën time? Amos e kundërshtove edhe ti porosinë time?
|
94. |
Ai (Haruni) tha: O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?
|
95. |
Ai (Musai) tha: E çka ishte puna jote, o Samirij?
|
96. |
Tha (Samirija): Unë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja.
|
97. |
Ai (Musai) tha: Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) Mos mu afro! E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det.
|
98. |
I adhurari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
|
99. |
Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa ngandodhitë që kanë kaluar më heret dhe nga ana jonë të dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
|
100. |
Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kuranit), ai do të bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
|
101. |
Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.
|
102. |
Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
|
103. |
E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dynja) më shumë se nja dhjetë ditë.
|
104. |
Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: Nuk qëndruat më shumë se një ditë!
|
105. |
Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: Zoti im mund ti bëjë thërrime të shpërndara.
|
106. |
Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
|
107. |
E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
|
108. |
Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit. e nuk do ti largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
|
109. |
Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
|
110. |
Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshij ate.
|
111. |
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përlen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
|
112. |
Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
|
113. |
Kështu Ne e shpallëm këtë Kuran arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kurani) tu sjellë atyre përvojë mësimi.
|
114. |
I lartë është All-llahu, Sundue i vërtetë. Ti mos nxito me Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: Zoti im, më shto dituri!
|
115. |
Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra re ai nuk gjetën vendosmëri.
|
116. |
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi.
|
117. |
E Ne i thamë: O Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos tju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e tju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës).
|
118. |
Ti aty (në Xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
|
119. |
Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.
|
120. |
Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: O Adem, a do të të treoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!
|
121. |
Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.
|
122. |
Mandej Zoti i vet atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
|
123. |
Ai (All-llahu) u tha: Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër).
|
124. |
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
|
125. |
Ai (që nuk besoi) do të thotë: Zoti im, prse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?
|
126. |
Ai (All-llahu) thotë: Ashtu si harrove ti argumentet Tona që ti ofruam, ashtu je ti i harruar sot.
|
127. |
Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
|
128. |
128 A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
|
129. |
E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi do ti kapte ata.
|
130. |
Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).
|
131. |
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për ti sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
|
132. |
Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
|
133. |
Ata thanë: përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kuran) për atë që ishte në broshurat e mëparshme.
|
134. |
Dhe sikur ti ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kuranin) ata do të thonin: Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që tiu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim.
|
135. |
Thuaj: Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën.
|