1. |
E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
|
2. |
Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë.
|
3. |
Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
|
4. |
(ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
|
5. |
E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
|
6. |
E bëhen pluhur i shpërndarë.
|
7. |
Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
|
8. |
E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
|
9. |
Po të majtit, kush janë ata të majtit?
|
10. |
Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
|
11. |
Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
|
12. |
Janë në Xhennetet e begatshme.
|
13. |
(ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
|
14. |
E janë pak prej të mëvonshmëve.
|
15. |
Janë në shtretër të qendisur me ar.
|
16. |
Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
|
17. |
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
|
18. |
Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
|
19. |
Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen.
|
20. |
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
|
21. |
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
|
22. |
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
|
23. |
Si të ishim inxhi të ruajtura.
|
24. |
Shpërblim për atë, që ata punuan.
|
25. |
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
|
26. |
Vetëm thënie: selam pas selami.
|
27. |
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
|
28. |
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
|
29. |
Të bananeve me fruta palë-palë.
|
30. |
Nën hije të përhershme.
|
31. |
Pranë ujit rrjedhës.
|
32. |
Edhe ndër pemë shumë llojesh.
|
33. |
Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
|
34. |
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
|
35. |
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
|
36. |
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
|
37. |
Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
|
38. |
(Ato janë) për ata të djathtët.
|
39. |
(Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
|
40. |
Janë shmë nga më të vonshmit.
|
41. |
E të majtit, çështë puna e të majtëve?
|
42. |
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
|
43. |
Dhe në errësirë tymi.
|
44. |
As e freskët e as e këndshme.
|
45. |
Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
|
46. |
Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
|
47. |
Dhe ishin që thonin: A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
|
48. |
A edhe prindërit tanë të hershëm?
|
49. |
Thuaj: Edhe të parët edhe të fundit!
|
50. |
Kemi për tu tubuar në një ditë të caktuar!
|
51. |
Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
|
52. |
Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
|
53. |
Prej saj keni për ti mbushur barqet!
|
54. |
E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!
|
55. |
Do të pini si deveja e etshme!
|
56. |
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
|
57. |
Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
|
58. |
A më tregoni për farën që e dredhni,
|
59. |
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
|
60. |
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
|
61. |
Që tju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe tju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
|
62. |
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
|
63. |
A nuk e shihni atë që e mblidhni?
|
64. |
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
|
65. |
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
|
66. |
Ska dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
|
67. |
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
|
68. |
A e shihni ujin që po e pini?
|
69. |
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
|
70. |
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
|
71. |
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
|
72. |
A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
|
73. |
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
|
74. |
Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
|
75. |
Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
|
76. |
E ai është betim imadh, sikur ta dini!
|
77. |
Se me të vërtetë ai është Kuran i famshëm.
|
78. |
Është në një libër të ruajtur.
|
79. |
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
|
80. |
Është i zbritur prej Zotit të botëve.
|
81. |
A, ndaj këtij ligjërimi (Kurani) ju jeni që e gënjeni.
|
82. |
Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
|
83. |
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt.
|
84. |
E ju në atë moment shikoni (se çpo i ngjet).
|
85. |
E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni.
|
86. |
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
|
87. |
(Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
|
88. |
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
|
89. |
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
|
90. |
Po në qoftë se është nga të djathtët?
|
91. |
Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).
|
92. |
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
|
93. |
Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
|
94. |
Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
|
95. |
E ska dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
|
96. |
Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar
|