(ALBENIAN) QURAN SURE SEÇİNİZ
(ALBENIAN) QURAN |
| 99 - Zilzal |
| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
| 1. | Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, |
| 2. | Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda), |
| 3. | Dhe njeriu të thotë: çka kjo (që bën këtë dridhje)? |
| 4. | Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, |
| 5. | Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. |
| 6. | Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. |
| 7. | E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. |
| 8. | Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë. |