1. |
Ha, Mimë.
|
2. |
Pasha librin (Kuranin) sqarues!
|
3. |
Ska dyshim se Ne e bëmë atë Kuran arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
|
4. |
Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
|
5. |
A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e tju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
|
6. |
E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
|
7. |
Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
|
8. |
Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kuran).
|
9. |
Nëse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt dhe tokën? Me siguri do të thonë: Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!
|
10. |
Ai që tokën e bëri djep për ju dhe u mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
|
11. |
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
|
12. |
Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
|
13. |
Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
|
14. |
Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!
|
15. |
Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët.
|
16. |
A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
|
17. |
E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.
|
18. |
A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
|
19. |
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
|
20. |
Ata pastaj thanë: Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do ti adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë.
|
21. |
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kuranit),e ata i përmbahen atij?
|
22. |
Jo, por ata thanë: Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.
|
23. |
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre.
|
24. |
Ai tha: A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj? Ata thanë: Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!
|
25. |
Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
|
26. |
(Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: Unë jam i larguar prej asaj që adhroni ju,
|
27. |
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!
|
28. |
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
|
29. |
Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
|
30. |
Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!
|
31. |
Pastaj thanë: Përse të mos ketë zbritur ky Kuran një njeriu të madh nga dy qytete?
|
32. |
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
|
33. |
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do tua bënim ppulazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin.
|
34. |
E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
|
35. |
Edhe stoli të ndryshme (ari etj. ). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
|
36. |
Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
|
37. |
E ata (djajt) do ti shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
|
38. |
E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!
|
39. |
Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do tju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
|
40. |
A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
|
41. |
E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), ngase Nr kemi fuqi kundër tyre.
|
42. |
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
|
43. |
Andaj, ti përmbaju asaj që të shap;;et, e ska dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
|
44. |
Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
|
45. |
E ti, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota tjerë?
|
46. |
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!
|
47. |
E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
|
48. |
Dhe Ne nuk u treguam asnjë mreklli (ndëshkuese) që nuk ishin të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
|
49. |
De ata thanë: O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!
|
50. |
E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
|
51. |
Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?
|
52. |
Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!
|
53. |
përse nuk i janë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
|
54. |
Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
|
55. |
Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
|
56. |
Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
|
57. |
Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
|
58. |
Dhe thanë: A janë më të mirë zotat tanë apo ai? Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë.
|
59. |
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
|
60. |
Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëjt që do tju zëvendësonin në tokë.
|
61. |
E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë.
|
62. |
E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
|
63. |
Po kur Isai erdhi me argumente tha: Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erfha tju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
|
64. |
Ska dyshim, se All-llahu është Ai Zoti juaj, andajAtë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!
|
65. |
Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
|
66. |
Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofë tu vijë befas duke mos e hetuar fare.
|
67. |
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
|
68. |
(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!
|
69. |
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet dhe ishin myslimanë.
|
70. |
Hyni në Xhennete, ju she gratë tuaja, të gëzuar!
|
71. |
Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka tu dëshirojnë shpirti dhe tu kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
|
72. |
E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar.
|
73. |
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
|
74. |
Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit.
|
75. |
Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar.
|
76. |
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
|
77. |
Dhe ata thërrasin: O malik, le të në e marrë shpirtin Zoti yt! ai thitë: Ju do të jeni aty përgjithmonë!
|
78. |
Ne u patëm sjellë të vërteën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vëtetës.
|
79. |
A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemivendosur (ta ndihmojmë).
|
80. |
A mendojnë se Ne nuk dërguam ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
|
81. |
Thuaj: Sikurse Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!
|
82. |
Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga aji që ata i përshkruajnë.
|
83. |
Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
|
84. |
AI është që në qiell është All-llahu dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
|
85. |
I lartësuar qoftë Ai, që në sundimin e qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
|
86. |
Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetsojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
|
87. |
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: All-llahu! E si pra, ia kthejnë shpinën?
|
88. |
(Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!
|
89. |
(E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, thuaj: Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!
|