(ALBENIAN) QURAN SURE SEÇİNİZ
(ALBENIAN) QURAN |
| 100 - 'Adijat |
| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
| 1. | Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! |
| 2. | E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, |
| 3. | Dhe të cilët vërsulen herët në agim. |
| 4. | E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. |
| 5. | Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). |
| 6. | Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. |
| 7. | Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje). |
| 8. | Dhe ai është që shumë e do pasurinë. |
| 9. | A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza? |
| 10. | Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa. |
| 11. | E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre. |