1. |
Thuaj: Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: Ne kemi dëgjuar një Kuran që mahnit, |
2. |
që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do tia shoqërojmë më akë |
3. |
Dhe se latësua e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua , as fëmijë. |
4. |
Ska dshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut. |
5. |
Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun, |
6. |
Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën. |
7. |
Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë. |
8. |
Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg), |
9. |
Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë. |
10. |
Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata ti udhëzojë. |
11. |
Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme. |
12. |
Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund ti shmangeni në tokë e as nuk mund ti shpëtojmë Atij duke ikur. |
13. |
Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kuranin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë padrejtësie. |
14. |
Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. |
15. |
Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit! |
16. |
sikur ata (idhujtarët) ti përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do tiu lëshonim atyre ujë me bollëk, |
17. |
Për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme. |
18. |
Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! |
19. |
Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar. |
20. |
Thuaj: Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok! |
21. |
Thuaj: Unë nuk kam në dorë që tju largojë dëmin, as tju sjell dobi! |
22. |
Thuaj: Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje. |
23. |
(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim. |
24. |
Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër. |
25. |
Thuaj: Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë? |
26. |
Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt. |
27. |
Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë), |
28. |
Për ta ditur (për tu dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
|