1. |
Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
|
2. |
(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët tua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për ti përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
|
3. |
Duke qenë në të përgjithmonë.
|
4. |
Për tua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
|
5. |
Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
|
6. |
A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kuranit)?
|
7. |
Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për ti provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
|
8. |
Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhe pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
|
9. |
A ms mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
|
10. |
Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!
|
11. |
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me rradhë.
|
12. |
Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është më preciz në njehësimin e kohës sa qëndruan gjatë.
|
13. |
Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
|
14. |
Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) sa që kur ngritën thanë: Zoti ynë është Zoti i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
|
15. |
Këta, populli ynë ka besuar zota tjerë pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjë argument të qartë për aa? A ka më mizor se aiqë shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
|
16. |
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehonu në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe u lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
|
17. |
Dhe ti e shihje diellin kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjejsh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
|
18. |
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
|
19. |
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: Sa keni ndejur? Ata thanë:Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës! Disa thanë: Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e tju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju.
|
20. |
Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do tju mbysin me gurë, ose do tju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurr nuk keni për të shpëtuar.
|
21. |
Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (ti shohim njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (i zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: Ndëronu atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: Do të ndërojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami.
|
22. |
Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre, dhe thonë: Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti! Thuaj: Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveçnjë pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos e pyet për ta.
|
23. |
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: Unë do të bëj këtë nesër!
|
24. |
Vetëm (nëse i shton): Në dashtë All-llah! E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit).
|
25. |
(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
|
26. |
Thuaj: All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamët e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund ti përzihet askush.
|
27. |
Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund ti ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim.
|
28. |
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
|
29. |
E ti thuaj: E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgaditur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai.
|
30. |
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ska dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës.
|
31. |
Të tillët e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
|
32. |
E ti sillu atyre (që kërkuan ti largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera.
|
33. |
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
|
34. |
Ai kishte edhe pasuro tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) itha: - duke iu krenuar atij - Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!
|
35. |
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!
|
36. |
Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.
|
37. |
Atij ai shoku ivet (besimtari) itha - duke e polemizuar atë -: A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?
|
38. |
Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk ibëj shok askë!
|
39. |
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah - (Allhu çka do, bëhet, ska fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
|
40. |
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit ti shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
|
41. |
Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!
|
42. |
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim akë shok!
|
43. |
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që ti ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
|
44. |
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dh te Ai ëhstë përfundimi më i mirë.
|
45. |
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send.
|
46. |
pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
|
47. |
(Prkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbete asnjë prej tyre pa e tubuar.
|
48. |
Dhe vihet libri (i veprave),e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: Të mjerët ne, çështë puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë? dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
|
49. |
50. (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
|
50. |
51. Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora mdihmëtrë të humburit.
|
51. |
52. E ditën kur Ai thotë: Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashpuntorët e Mij! I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në dynja) Ne i zhdukim.
|
52. |
53. Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.
|
53. |
54. Në këtë Kuran Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
|
54. |
55. Pasi që tu ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojën falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin tu vijë edhe atyre fatëkeqësia e popujve të mëparshëm ose tu vijë atyre dënimi ballë për ballë.
|
55. |
56. Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të, ta mbizotërojë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
|
56. |
57. Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
|
57. |
58. Zoti yt është që flë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur ti ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do tua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
|
58. |
59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
|
59. |
60. (përkjto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: Nuk do të ndalem së ecuri deri të arrijë vendtakimin e e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë.
|
60. |
61. Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan pehkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
|
61. |
62. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur.
|
62. |
63. AI (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit, nuk më bëri ksh ta harrojë q të përkujtojë ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën për në det!
|
63. |
64. Ai (Musai) tha: Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë! Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
|
64. |
65. Dhe e gjetën një robë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana e Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
|
65. |
66. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je imësuar(i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?
|
66. |
67. Ai (Hidri) tha: Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!
|
67. |
68. Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?
|
68. |
69. (Musai) Tha: Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!
|
69. |
70. Ai i tha: Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të.
|
70. |
71. E ata të dy shkuan *duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: A e shqeve që ti fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?
|
71. |
72. Tha: A nuk të thashë se nuk do të mund të kehs durim me mua?
|
72. |
73. (Musai) Tha: Mos më qorto për se harrova dhe më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!
|
73. |
74. Vazhduan të shkojnë deri kur e takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytë ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!
|
74. |
75. Ai (i dijshmi) tha: A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?
|
75. |
76. (Musai) Tha: Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!
|
76. |
77. Vazhduan të shkojnë deri arritën te bannorët e një qyteti që prej tyre kërkuan tu japin ushqim, po ata nuk deshën ti pranojnë si mysafirë (e as ti ushqejnë) e ata të dy gjetën një mur që gati rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: Sikur të kishe dashur do tu merrje shpërblim për këtë!
|
77. |
78. Ai (i dijshmi) tha: Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje e teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk mund të keshë durim!
|
78. |
79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e të varfërve, që veprojnë në det, e unë desha të bëjë atë me të meta, ngas para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
|
79. |
80. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do ti shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
|
80. |
81. Deshëm që Zoti tu japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
|
81. |
82. Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshrë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e pranova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
|
82. |
83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: Do tju rrëfej për punën e tij me Kuran (me shpallje).
|
83. |
84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund të arrijë.
|
84. |
85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga perëndimi).
|
85. |
86. Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimii me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: O Dhulkarnejn, ose do ti dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e ti udhëzosh!
|
86. |
87. Ai (Dhulkarnejni) tha: Ai që vazhdon edhe mëtej të jetë zullunqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm.
|
87. |
88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do ti bëjmë lehtësi (në jetë).
|
88. |
89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
|
89. |
90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
|
90. |
91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
|
91. |
92. Mandej, ai iu rrek ërsëri një aso mundësie (një rrugë të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
|
92. |
93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
|
93. |
94. Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (një formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?
|
94. |
95. Ai (Dhulkarnejni) tha: Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!.
|
95. |
96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: Ndizni! e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: Më sillni bakër të shkrirë tia hedhë atij!
|
96. |
97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin e as ta shponin.
|
97. |
98. Ai (Dhulkarnejni) tha: Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt.
|
98. |
99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
|
99. |
100. Atë ditë ua prezentojmë zhehenemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
|
100. |
101. Atyre që sytë i kishin të mbuluar ndaj argumenteve te Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjallët e All-llahut).
|
101. |
102. A mos menduan aa që nuk besuan se përkundër Meje të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehennemin vendpritje.
|
102. |
103. Thuaj: A tju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?
|
103. |
104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
|
104. |
105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do tu jepet kurrfarë vlere.
|
105. |
106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është Xhehennemi, për shka se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
|
106. |
107. Ska dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit.
|
107. |
108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose tu ndryshohet).
|
108. |
109. Thuaj: sikur të ishte deti ngjyrë për ti shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti).
|
109. |
110. Thuaj: Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.
|