1. |
Ta, Sinë, Mimë.
|
2. |
Këto janë ajete të librit të (të Kuranit) qartë!
|
3. |
A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
|
4. |
Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do ti rrinin përulur atij.
|
5. |
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos tia kthejnë shpinën.
|
6. |
Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do tu vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
|
7. |
A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
|
8. |
Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.
|
9. |
e ska dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (ti ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
|
10. |
(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: Të shkosh te ai popull zullumqarë!
|
11. |
Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
|
12. |
Ai (Musai) tha: Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.
|
13. |
Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
|
14. |
Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!
|
15. |
Ai (All-llahu) tha: Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).
|
16. |
Shkoni dhe faraonit thoni: Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
|
17. |
Ti lejosh beni israilët të vijnë me ne!
|
18. |
Ai (faraoni) tha: A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
|
19. |
Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që ti bëmë).
|
20. |
(Musai) Tha: E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
|
21. |
Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit.
|
22. |
Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!
|
23. |
(Faraoni) Tha: E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?
|
24. |
Ai i tha: Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ndërmjet tyre, nëse bindeni!
|
25. |
Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: A nuk e dëgjoni?!
|
26. |
Ai (Musai) tha: Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!
|
27. |
(Faraoni) Tha: Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!
|
28. |
(Musai) Tha: Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe çka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!
|
29. |
(faraoni) Tha: Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!
|
30. |
(Musai) Tha: A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!
|
31. |
Ai tha: Sille pra, nëse thua të vërtetën?
|
32. |
Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
|
33. |
Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
|
34. |
(faraoni) Parisë që e rrethonte, u tha: Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
|
35. |
Që me magjinë e vet dëshiron tju dëbojë nga toka juaj, e çmë propozoni mua?
|
36. |
Paria) Shtyje atë dhe vëlain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
|
37. |
Që ti sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
|
38. |
Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
|
39. |
Edhe popullit iu tha: Ejani e tubohuni,
|
40. |
Ashtu që ti përkrahin magjistarët, nëse ata triumfojnë.
|
41. |
E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?
|
42. |
Ai tha: Po, bile ju do të jeni atëherë prej më të afërmve!
|
43. |
Musai atyre u tha: Hidhnie atë që keni për ta hedhur!
|
44. |
E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: Për hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!
|
45. |
Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata.
|
46. |
Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
|
47. |
E thanë: Ne i besuam Zotit të botëve,
|
48. |
Zotit të Musait e të Harunit!
|
49. |
Ai (faraoni) tha: I besuat atij, para se tju lejoja unë?! Ska dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do tua shkurtoi (do tua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do tu gozhdoj.
|
50. |
Ata (magjistarët) thanë: Ska rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë,
|
51. |
Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!
|
52. |
Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: Të udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit).
|
53. |
E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
|
54. |
(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
|
55. |
Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
|
56. |
E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
|
57. |
Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
|
58. |
prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
|
59. |
Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
|
60. |
E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
|
61. |
Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: Me siguri na zunë!
|
62. |
Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.
|
63. |
Ndërsa Ne Musait i thamë: Meshkopin tënd bjeri detit. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
|
64. |
E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
|
65. |
Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
|
66. |
Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
|
67. |
Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
|
68. |
Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
|
69. |
Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
|
70. |
Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: çka jeni duke adhuruar?
|
71. |
Ata i thanë: Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!
|
72. |
Ai i tha: A ju dëgjojnë ata juve kur të luteni?
|
73. |
Ose, a u sjellin juve dobi apo dëm?
|
74. |
Ata thanë: Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!
|
75. |
Ai tha: A po shihni se çpo adhuroni?
|
76. |
Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
|
77. |
Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
|
78. |
Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua,
|
79. |
Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë,
|
80. |
Dhe kur të sëmurem A më shëron,
|
81. |
Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
|
82. |
Ai te i cili kam shpresë se do të mi falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
|
83. |
Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
|
84. |
Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
|
85. |
Më bn prej trashëgesve të Xhennetit të begatshëm,
|
86. |
Dhe fale babaim tim, se ai vërtet ishtë nga ata të humburit,
|
87. |
E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
|
88. |
Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
|
89. |
(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
|
90. |
E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
|
91. |
Ndërsa Xhehennem u dëftohet atyre që ishin të humbur.
|
92. |
Dhe atyre u thuhet: Ku janë ata që i adhuronit ju,
|
93. |
Pos All-llahut? Ata, a mund tju ndihmojnë juve o vetes?
|
94. |
E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hudhën në të,
|
95. |
Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit.
|
96. |
E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
|
97. |
Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur,
|
98. |
Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
|
99. |
Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
|
100. |
E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
|
101. |
Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
|
102. |
E, sikur të mnud të kthehemi (dynja) edhe njëherë,, do të bëheshim besimtarë.
|
103. |
Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
|
104. |
Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm dhe i mëshirshëm.
|
105. |
Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
|
106. |
Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: A nuk jeni kah frikësoheni?
|
107. |
Unë jam për ju pejgamber besnik.
|
108. |
Keni frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
|
109. |
Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
|
110. |
Pra (edhe njëherë u them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
|
111. |
Ata thanë: E si të besojmë ty, kur ty të besojnë të ultit?
|
112. |
Ai tha: Unë nuk dijë se çpunuan ata (që ju u thoni të ulët).
|
113. |
Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
|
114. |
E unë nuk do ti përzë besimtarët.
|
115. |
Unë nuk jamë tjetër, por vetëm sa tu tërheq vërejtjen haptas.
|
116. |
Ata i thanë: O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë).
|
117. |
Ai tha: O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
|
118. |
Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!
|
119. |
Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
|
120. |
Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
|
121. |
Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
|
122. |
Ska dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
|
123. |
Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
|
124. |
Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: A nuk frikësoheni?
|
125. |
Unë për ju jam i dërguar besnik.
|
126. |
Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
|
127. |
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
|
128. |
A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
|
129. |
Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni përgjithmonë?
|
130. |
E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
|
131. |
Pra, kinie frikë All-llahun dhe në dëgjoni mua!
|
132. |
Kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dinit vet.
|
133. |
U pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
|
134. |
Me kopshte e me burime uji.
|
135. |
Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.
|
136. |
Ata thanë: Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!
|
137. |
Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë.
|
138. |
Se ne nuk kemi për tu dënaur.
|
139. |
Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan.
|
140. |
Vëretet, Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
|
141. |
Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
|
142. |
Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: A nuk frikësoheni?
|
143. |
Unë për ju jam i dërguar besnik.
|
144. |
Andaj, kinie frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!
|
145. |
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
|
146. |
A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
|
147. |
Në kopshte e në burime.
|
148. |
Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
|
149. |
Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
|
150. |
Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
|
151. |
E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqia).
|
152. |
Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
|
153. |
Ata i thanë: Ti je vetëm i magjepsur.
|
154. |
Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!
|
155. |
Ai tha: Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
|
156. |
Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do tju godasë dënimi i ditës së madhe!
|
157. |
Po ata e therrën atë, madje u penduan (nga frika).
|
158. |
Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
|
159. |
Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
|
160. |
Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
|
161. |
Kur vëllai i tyre, Luti i tha: A nuk i frikësoheni (All-llahut)?
|
162. |
Unë jam i dërguar i juaj, jam i besueshëm!
|
163. |
Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
|
164. |
Unë krkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është te Zot i botëve.
|
165. |
(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
|
166. |
E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!
|
167. |
Ata i thanë: O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!
|
168. |
Ai tha: Unë jam kundër veprimit tuaj!
|
169. |
Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ëjnë ata!
|
170. |
Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
|
171. |
Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me atë (në dënim).
|
172. |
E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
|
173. |
E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
|
174. |
Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
|
175. |
E Zoti yt, padyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirëshëmi.
|
176. |
Edhe populi i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë.
|
177. |
Kur Shuajbi atyre u tha: a nuk ruheni?
|
178. |
Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
|
179. |
Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
|
180. |
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
|
181. |
Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
|
182. |
Dhe matni me peshojë (terezi) të saktë (precize).
|
183. |
Dhe ata leni mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
|
184. |
Frikësohuni Atij që u krijo juve dhe breznitë e para.
|
185. |
Ata thanë: Sdyshim se ty të ka zënë magjia!
|
186. |
Ti nuk je tjetër, por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtarë!
|
187. |
E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
|
188. |
Ai tha: Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!
|
189. |
Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
|
190. |
Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
|
191. |
E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
|
192. |
E edhe ai (kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
|
193. |
Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
|
194. |
(E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
|
195. |
(Të shpallëm) Me gjuthëtë kulluar arabe.
|
196. |
Dhe se ai (Kurani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
|
197. |
A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
|
198. |
E sikur tia shpallin atë (Kuranin) ndonjë joarabi,
|
199. |
e ai tua lexonte atyre, ata nuk do ti besonin atij.
|
200. |
Dhe kështu, Ne u futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
|
201. |
E ata nuk i besojnë atij (Kuranit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
|
202. |
Dhe tju vijë befas, duke mos e hetuar.
|
203. |
e atëherë të thonë: A thua do të na jepet afat?
|
204. |
E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur ithanë pejgamberit sillnie dënimin).
|
205. |
Po më thuaj se edhe nëse Ne u jpim të jetojnë vite me rradhë,
|
206. |
e pastaj tu vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
|
207. |
çka do tu vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
|
208. |
Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
|
209. |
Që ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
|
210. |
Atë (Kuranin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
|
211. |
Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
|
212. |
Pse ata jnë të penguar edhe për ta dëgjuar!
|
213. |
Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve.
|
214. |
Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
|
215. |
E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
|
216. |
E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju.
|
217. |
Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, Mëshiruesin.
|
218. |
I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë.
|
219. |
(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
|
220. |
Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
|
221. |
A tu tregojj unë se kujt i vijnë djajt?
|
222. |
Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari.
|
223. |
(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn.
|
224. |
E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta).
|
225. |
A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
|
226. |
Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
|
227. |
Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira,që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se çpërfundim i shkojnë (çdënim të ashpër ose çvendi në Xhehennem do ti nënshtrohen).
|