1. |
Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
|
2. |
Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
|
3. |
Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, ska dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.
|
4. |
Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
|
5. |
Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditës ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që ssecili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
|
6. |
Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga qiftet e kafshëve. Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka tjetër pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?
|
7. |
Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtarë për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatarë barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e AI do tju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.
|
8. |
E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e TIj i je ndonjë të mira (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: Kënaqu për pak kohë më mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!
|
9. |
(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natë e kalon në adhurim, duke bërëb sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
|
10. |
Thuaj: O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!
|
11. |
Thuaj: Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i snqertë në adhurimin ndaj Tij!
|
12. |
Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i myslimanëve!
|
13. |
Thuaj: Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim.
|
14. |
thuaj: vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
|
15. |
E ju pra , adhuroni pos Tij çka të doni! Thuaj: Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë hmbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është dështimi i njëmendët.
|
16. |
Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe prfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: O robërit e Mi, kinie frikë (dënimin)!
|
17. |
Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoj robërit e Mi!
|
18. |
Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
|
19. |
E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
|
20. |
Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtimi i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
|
21. |
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh ata të zverdhurar dhe pastaj e bën atë të llomitr. Ska dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
|
22. |
Atij që All-llahu ia ka zgjruar kraharorin për besim islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjrët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
|
23. |
All-llahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
|
24. |
E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njejtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: Përjetoni të keqen e asaj që punuat!
|
25. |
Edhe ata para tyre përgënjeshtruan, por u erdhi ndëshkim nga nuk e menduan.
|
26. |
All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshëtrimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
|
27. |
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që të marrin përvojë, (mësim),
|
28. |
Duke qenë Kuran arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
|
29. |
All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe njëri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por shumica e tyre, nuk e dinë.
|
30. |
Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
|
31. |
E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete.
|
32. |
E kush është më mëkatar se ai që flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta e përgënjeshtroi? A nuk është në Xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
|
33. |
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë të ruajturit.
|
34. |
Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
|
35. |
All-llahu do tua shlyej atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do tu jepë shpërblime më të mira për ata që punuan.
|
36. |
A nuk i mjafton All-llahu robit të vet? E ata të friksojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
|
37. |
Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush e humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
|
38. |
Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: All-llahu! Ti thuaju: Më tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godit mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij? Thuaju: Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit.
|
39. |
Thuaj: O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
|
40. |
se cilit do ti vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!
|
41. |
Ne ta zbritëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete e kush e humb, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
|
42. |
All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
|
43. |
A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë.
|
44. |
Thuaj: I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni.
|
45. |
Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër, neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerët, ata gëzohen.
|
46. |
Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës edhe i të dukshmës, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin.
|
47. |
E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe njëherë aq, do ta jepnin kompensim për ti shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do tu prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mund të mendojnë.
|
48. |
Dhe do tua dalin në shesh të këqiat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
|
49. |
Kur e godit njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shëndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime! Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
|
50. |
Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
|
51. |
Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum, do ti godasin të këqiat e veprave të tyre dhe nuk mund ti shpëtojnë asaj (goditjeje).
|
52. |
A nuk e dinë ata, se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
|
53. |
Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!
|
54. |
Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se tu vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush tju ndihmojë.
|
55. |
Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se tju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
|
56. |
Dhe të mos thotë ndokush: O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe ë kam qenë prej atyre që talleshin!
|
57. |
Ose të mos thotë: Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!
|
58. |
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: Sikur të isha kthyer edhe njeherë e të isha bërë prej atyre bamirësve!
|
59. |
Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
|
60. |
E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do ti shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i Kryelartëve?
|
61. |
Ndërsa All-llahu do ti shpëtojë me atë suksesin e tyre ata, që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk doti kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
|
62. |
All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
|
63. |
Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve dhe tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
|
64. |
Thuaj: O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?
|
65. |
Pasha Alahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
|
66. |
Prandaj, vetëm All-llahun adhroje dhe bëhu mirënjohës!
|
67. |
Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
|
68. |
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë aa të ngritur e presin (urdhërin e Zotit).
|
69. |
Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë.
|
70. |
Dhe, secili njeri shpërblehet me atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se çpunuan.
|
71. |
E ata që nuk besuan sillen në grupe te Xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj tju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, tju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë? Po, (na kanë ardhur. . . ) thonë ata, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
|
72. |
U thuhet: Hyni nëpër dyer të Xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryelartët!
|
73. |
E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: Selamun alejkum - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
|
74. |
E ata (të Xhennetit) thanë: Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtë.
|
75. |
E do ti shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: (prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!
|