(ALBENIAN) QURAN SURE SEÇİNİZ
(ALBENIAN) QURAN |
| 102 - Tekathur |
| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
| 1. | Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)! |
| 2. | Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). |
| 3. | Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! |
| 4. | Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! |
| 5. | Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). |
| 6. | Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin. |
| 7. | Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. |
| 8. | Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas). |