(ALBENIAN) QURAN SURE SEÇİNİZ
(ALBENIAN) QURAN |
| 93 - Duha |
| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
| 1. | Pasha paraditën! |
| 2. | Pasha natën kur shtrinë errësirën! |
| 3. | Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. |
| 4. | Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. |
| 5. | E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh. |
| 6. | A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). |
| 7. | Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë. |
| 8. | dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. |
| 9. | Pra, mos e përul jetimin! |
| 10. | As lypësin mos e përzë! |
| 11. | E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! |