1. |
Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.
|
2. |
Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
|
3. |
Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre.
|
4. |
Pra, kur ti takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa ti rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron tju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
|
5. |
Ata do ti udhëzojë dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre.
|
6. |
Dhe do ti shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
|
7. |
O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja.
|
8. |
E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
|
9. |
Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
|
10. |
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
|
11. |
Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
|
12. |
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do ti shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.
|
13. |
Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
|
14. |
A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
|
15. |
Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
|
16. |
Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: çka tha ai (Muhammedi) më parë? Ata janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
|
17. |
Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur.
|
18. |
Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do tu vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur tu vijë kijameti?
|
19. |
Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.
|
20. |
E ata që besuan po thonë: Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)? E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
|
21. |
Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.
|
22. |
A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
|
23. |
Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre.
|
24. |
A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ata janëzemra që kanë drynat e vet!
|
25. |
Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
|
26. |
Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than: Ne do tju dëgjojmë juve për disa çështje! Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
|
27. |
E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt tua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
|
28. |
E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilë All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre.
|
29. |
A menduan atë që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
|
30. |
E sikur të kishim dashur Ne, do ti tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do ti njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahui di vepra tuaja.
|
31. |
Ne do tu sprovojmë juve, derisa ti njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.
|
32. |
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund ti bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do tua zhduk veprat e tyre.
|
33. |
O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
|
34. |
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do tju falë atyre.
|
35. |
Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.
|
36. |
Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
|
37. |
Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe tju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
|
38. |
Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, All-llahu ska nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do tju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.
|