1. |
Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
|
2. |
Për retë që e bartin shiun e rëndë.
|
3. |
Për anijet që lundrojnë lehtë.
|
4. |
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
|
5. |
Ska dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
|
6. |
Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
|
7. |
Për qiellin plot rrugë.
|
8. |
Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
|
9. |
Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
|
10. |
Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
|
11. |
Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
|
12. |
E pyesin: Kur është dita e gjykimit?
|
13. |
Dita kur ata digjen në zjarr.
|
14. |
Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit tju shpejtohet.
|
15. |
Të devotshmit janë në kopshte e burime.
|
16. |
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
|
17. |
Ata qenë të cilët pak flinin natën.
|
18. |
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
|
19. |
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
|
20. |
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
|
21. |
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
|
22. |
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
|
23. |
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
|
24. |
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
|
25. |
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: Të përshendesin me paqe! (E më vete tha): Njerëz të panjohur!
|
26. |
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
|
27. |
Atë ua afroi atyre e tha: Përse nuk po hani?
|
28. |
Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: Mos kij frikë! Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
|
29. |
E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: Unë jam një plakë që nuk lind!
|
30. |
Ata (engjëjt) thanë: Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi.
|
31. |
Ai (Ibrahimi) tha: E çështë puna juaj, o ju të dërguar?
|
32. |
Ata thanë: Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!
|
33. |
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
|
34. |
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
|
35. |
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
|
36. |
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
|
37. |
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
|
38. |
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
|
39. |
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: Është magjistar, ose është i çmendur!
|
40. |
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
|
41. |
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
|
42. |
E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
|
43. |
Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë .
|
44. |
E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
|
45. |
Dhe nuk mundën as të ngriten e as ti kundërvihen.
|
46. |
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
|
47. |
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
|
48. |
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
|
49. |
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
|
50. |
Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
|
51. |
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që tju tërheqë haptazi vërejtjen.
|
52. |
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: Është magjistar ose është i çmendur!
|
53. |
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
|
54. |
Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
|
55. |
Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
|
56. |
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
|
57. |
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
|
58. |
All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
|
59. |
Ska dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
|
60. |
Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
|